Greqia bllokon sherbimin “Street View” te Google

14/05/2009 19:45

Greqia kerkon te respektoje sa me shume privatesine e njerezve dhe per kete ka bllokuar sherbimin “Street View” te gjigandit Google qe lejon vizitat online ne qytetet me te medha te globit.

Vendimi eshte marre nga autoritetet e Athines edhe pse nje zedhenes i shoqerise ka bere te ditur se per momentin ka vetem kontakte sqarimi mes paleve. Ne sulm kunder Google jane hedhur edhe autoritetet japoneze qe i kerkojne gjigandit virtual te zevendesoje imazhet qe dhunojne privatesine. “Street View” lejon perdoruesit te shikojne imazhe 3 dimensionale ne azhornim te vazhdueshem.

Vitin e shkuar ne Londer u protestua gjate, pasi ne shume prej fotove dukeshin qarte cifte qe putheshin apo njerez qe dilnin nga dyqane seksi. Ne ate kohe, Google u detyrua te erresonte imazhet kompromentuese. Por nuk perfundoi me kaq, pasi nje muaj me vone, mijera njerez protestuan serish pasi ishin te shqetesuar se vilat e tyre mund te viheshin ne shenjester te hajduteve.

Protesta ndodhi ne Broughton ne Anglise ku banoret bllokuan nje makine te google qe po merrte imazhe. “Street View” eshte nje sherbim qe ofrohet falas dhe pervec kompjuterave, tashme mund te hapet edhe nga celularet.

 

Top Channel