Bojaxhi: Rezerva te mjaftueshme hidrike

14/05/2009 17:05

Reshjet e shumta te shiut gjate dimrit kane rritur afer maksimales nivelin rezerves hidrike ne liqenin e Fierzes.

Sipas drejtorit te KESH-it, Gjergji Bojaxhi pritet qe ky vit te jete i garantuar per furnizimin me energji elektrike per qytetaret.

“Fierza eshte mbushur plot dhe kjo do te na krijoje mundesi per furnizim te mire me energji elektrike”, u shpreh Bojaxhi.

Kreu i KESH-it thote se menaxhimi i mire qe i eshte bere kaskades se Drinit me nje situate te favorshme hidrike ka krijuar mundesi qe Shqiperia te mund te vazhdoje eksportin e energjise.

Niveli i kaskades pritet te rritet sipas Bojaxhi deri ne 296 metra,i cili eshte dhe niveli maksimal i lejuar.

Top Channel