Beqiri, interisti qe i “dhuroi” trofeun Milanit

14/05/2009 09:00

Ne miqesoren me Kombetaren “B”, Milani fitoi ne Shqiperi trofeun e vetem sezonal. “Bamiresi” ne sfiden e luksit te luajtur te marten ne “Qemal Stafa” ishte Elvin Beqiri, i cili humbi penalltine e fundit te skuadres se drejtuar nga Artan Bushati, pas mbylljes ne barazim 3-3 te kohes se rregullt.

Edhe pse disi i zhgenjyer qe nuk arriti te shenonte ne rrjeten e gjiganteve italiane, mbrojtesi shkodran gjen rastin te beje shaka. “Personalisht jam tifoz i Interit, rivalit te perjetshem te Milanit. Gjithsesi, mendova t’ua dhuroj trofeun kuqezinjve, duke qene se kjo do te ishte kupa e vetme per ta ne kete sezon”, deklaroi 28-vjeçari duke qeshur.

“Jo per gje, por me kete veprim te timin, te pakten perkohesisht, shpetova te ardhmen e trajnerit Karlo Ançeloti”. Gjithsesi, Beqiri e ka nje peng, sepse gaboi ne ekzekutimin nga pika e bardhe, pikerisht kur kishte shiritin e kapitenit ne krah. “Me vjen keq sepse gabova penalltine decizive dhe mbaja shiritin e kapitenit. Por kjo ishte vetem nje ndeshje miqesore dhe e rendesishme eshte qe fitoi spektakli, si ne fushen e lojes, ashtu edhe ne tribuna”.

Me 42 prezenca ne perfaqesuese dhe nje karriere te pasur ne kampionate jashte Shqiperise (Rusi, Ukraine e Izrael), Beqiri ka luajtur perballe shume yjeve te futbollit nderkombetar.

Me te fundit jane suedezi Zlatan Ibrahimoviç e portugezi Kristiano Ronaldo, ne dy ndeshje ku Shqiperia ka regjistruar barazime pa gola. Megjithate, kete here situata ishte e ndryshme, pasi ndodh shume rralle qe te luash njekohesisht kunder kaq shume yjeve sa ka Milani.

Kur pyetet se cilin prej kuqezinjve te Ançelotit do te veçonte, madje nuk do te deshironte ta kishte perballe si kundershtar ne takime zyrtare, ai ndihet pak ne veshtiresi. “Luajtem me nje skuader qe ne repartin ofensiv ka emra si Kaka, Ronaldinjo, Pato, Inzagi e Shevçenko, por edhe shume lojtare te afirmuar ne mesfushe si Pirlo, Sedorf e Gatuzo. eshte e veshtire te besh krahasime, pasi te gjithe jane futbolliste te klasit boteror dhe me shume eksperience. Nese me duhet te veçoj njerin prej tyre do te thosha Pato, qe eshte me i ri dhe me i fresket. Kur fillonte te vraponte shkeputej si rakete…”.

Ne fund, shkodrani nuk i ka kursyer fjalet e mira per te rinjte, te cilet u aktivizuan kunder skuadres qe renditet e dyta ne Serine A. Me shume se te tjeret spikaten Vila (autor i golit te pare te Shqiperise), Hyka dhe Muzaka, qe me daljet e tyre krijuan probleme per mbrojtjen kundershtare.

“Me behet qejfi qe ne pergjithesi te gjithe lojtaret e rinj u paraqiten mire. Nuk duhet harruar se Hyka e Muzaka, edhe pse jo me vazhdimesi, kane qene pjese e Kombetares. Uroj qe te vazhdojne keshtu, sepse ata do te jene e ardhmja e skuadres”, perfundoi Beqiri.
 

Top Channel