
Rikardo Izecson dos Santos Leite, i njohur me mire si Kaka, ka nenvizuar se ishte shume i lumtur per viziten e tij te pare ne Shqiperi me rastin e ndeshjes miqesore Shqiperi-Milan.
Ylli brazilian i kuqezinjve e ka dhene kete konsiderate te tij ne konferencen e shtypit pasditen e djeshme, vetem 120 minuta para sfides me seleksionin shqiptar. Ne te pare te 14 tetorit Tirana-Milan 2-1, ishte i detyruar te mungonte per shkak te impenjimit te tij ne kombetaren e Brazilit ne eliminatoret e Boterorit 2010 ne Ameriken e Jugut.
I pyetur mbi njohurite e tij rreth Shqiperise, Kaka ka shpjeguar: “Te tetor nuk munda te isha ketu me Milanin. Por shoket e skuadres me kane folur shume mire. Kjo eshte hera e pare per mua, qe vij ne Shqiperi. Jam i lumtur, sepse eshte nje vend i ri, ka njerez te rinj, kulture e re. Ne Itali njoh dy tre shqiptare, ata jane njerez mjaft simpatike dhe jam i lumtur qe ndodhem ketu, qe kam ardhur ne vendin tuaj”.
Djali i arte i Milanit ka nje “palmares” personal te pasur me trofe, duke filluar nga “Topi i Arte” (2007) titulli i Kampionit te Botes (2002) dhe kupan e konfederatave (2005) me Brazilin, nje titull kampion ne Champions League (2007), nje Kupe Bote per klube (2007) dhe nje titull kampion ne Serine A (2003-2004), te gjitha keto me Milanin.
Dje ne Tirane, Kaka ka sqaruar gjithashtu edhe te ardhmen e tij: “E kam thene kete sepse Milani ka nje histori. Per kete arsye besoj te projektet e ardhshme te skuadres dhe shpresoj qe e ardhmja te jete perkrah Ançelotit”. Ndersa askush nuk u kujtua per konsideraten e Bekhamit ne kete vizite te dyte ne vendin tone, pas asaj ne ndeshjen Shqiperi-Angli 1-3 me 28 mars 2001.
Top Channel