
Milani mbush serish arkat me “viziten” 10-oreshe ne Shqiperi. Per ndeshjen e dyte te trofeut “Taci Oil”, klubi kuqezi eshte paguar 1,7 milione euro.
Shifra eshte e njejte me ate te shtate muajve me pare, kur gjigantet italiane luajten me Tiranen: ne miqesoren e 14 tetorit, bardheblute fituan me rezultatin 2-1. Shifra eshte konfirmuar gjate mesdites se djeshme nga te derguarit e redaksise se sportit te kanalit “Italia 1”.
Ne lidhjen direkte me emisionin “Studio Sport”, te derguarit e “Mediaset”-it, Xhampaolo Gerrarduçi, Sebino Nela dhe Karlo Pelegati. Fatura shihet si nje prej me te lartave te paguara per te luajtur miqesore me Milanin, madje ajo ua kalon edhe sheikeve arabe.
Afro nje muaj me pare, me saktesisht me 4 mars 2009, skuadra e yjeve e drejtuar nga trajneri Karlo Ançeloti ka udhetuar drejt Katarit, per nje ndeshje me As Sad. Edhe ne ate rast, kreret e ekipit qe ka fituar me shume trofe ne bote i dhane me shume rendesi marketingut: kuqezinjte fituan 2-1 (gola te Patos dhe Antoninit), sheiket mbeten te lumtur ndersa arkave te klubit iu shtuan 1 milione euro.
Pra, me llogari te thjeshta, shifra per ndeshjen ndermjet Kombetares “B” dhe Milanit eshte 700 mije euro me e larte. Per t’u theksuar jane edhe shifrat me te uleta te perfituara ne miqesoret e luajtura me ekipe te njohura evropiane.
Per ndeshjen me Hamburgun ne Dubai, skuadra e cila renditet e dyta ne Serine A u pagua 500 mije euro, ndersa per miqesoret me Hanoverin dhe skocezet e Gllasgou Rejnxhers ata perfituan 600 dhe 800 mije euro. Natyrisht qe udhetimet me fitimprurese per klubin kane qene ato drejt Tiranes: per nje total prej 20 oresh qendrimi ne kryeqytetin shqiptar, brenda nje sezoni futbollistik u perfituan plot 3,4 milione euro. Ashtu si per te gjitha miqesoret, edhe per takimin e djeshem ne “Qemal Stafa”, qe u zhvillua ne mes te kampionatit, Galiani & Co jane kritikuar mjaft nga mediat italiane. Megjithate, administratori nuk eshte dukur aspak i shqetesuar.
Perpara nisjes nga Milano dhe gjate konferences per shtyp ne hotel “Sheraton”, numri 2 i Milanit nenvijezoi se skuadra ka oferta per miqesore nga qytete te ndryshme te botes. “Mbeshtetja qe gezon Milani neper bote eshte e jashtezakonshme”, tha ai.
“Me ofertat dhe ftesat qe kemi, mund te luanim ne çdo qytet te botes, madje skuadra do te zbriste ne fushe çdo dy dite. Ky interesim per klubin tone vjen si rezultat i sukseseve evropiane dhe boterore dhe prej popullaritetit qe gezojne futbollistet tane. Ne te gjitha kontratat per miqesoret nderkombetare qe firmosim, kemi detyrimin te paraqitemi me te gjitha yjet e ekipit”.
Top Channel