
Pas 5 vjetesh Lazio shpallet fituesi i kupes se Italise duke mundur me 11 metersha ne finale Sampdorian, pasi koha e rregullt perfundoi ne barazim 1-1.
Nje fillim i mire i lojes per Lacion qe e sheh veten ne avantazh qe ne minuten e 5, fale golit te Zarate.
Ekipi i Delio Rossit shperdoroi te tjera raste shenimi qe do t’i kishin dhene mundesine te shkonte me i qete ne pushim te ndeshjes.
Por ne minuten e 31 Pazzini barazon shifrat duke rihapur gjithcka.
Ne pjesen e dyte te dyja skuadrat kerkojne te shfrytezojne gabimet e kundershtarit per te shenuar golin e fitores, por asnje nga rastet nuk u finalizuan me gol.
Rezultati i pandryshuar pas 90 minutave loje, mbeti po i tille edhe pas kohes shtese, duke bere qe gjuatjet e 11 metershave te vendosnin triumfuesin.
Futbollistet e Lazios jane treguar me te sakte nga pika e 11 metershit duke shenuar 6 here kundrejt 5 te Sampdorias.
Keshtu Lazio e Delio Rossit fiton trofeun qe i jep mundesine te perfaqesoje sezonin e ardhshem Italine ne Ligen e Europes.
Ne kete takim pervec transmetimit direkt, kompania “Digitalb” dhe “Supersport” kane qene pjesemarres edhe ne fushen e lojes.
Emrat e ketyre kompanive jane shfaqur disa here ne reklamat elektronike ne stadiumin “Olimpico” te Romes, ne nje ndeshje qe eshte transmetuar ne 85 shtete te ndryshme te botes dhe qe eshte ndjekur nga miliona shikues ne te gjithe boten.
Nje ndeshje e fituar nga “Supersport” dhe “Digitalb” duke vertetuar qe do te jene gjithnje prane aktiviteteve me te rendesishme sportive.
Champions League e Europa League nga sezoni i ardhshem dhe te gjitha kampionatet me te rendesishme futbollistike, por edhe sporte te tjera ju do t’i ndiqni gjithnje nen emrin “Supersport” dhe “Digitalb”.
Top Channel