
Mes yjeve te shumepritur te Milanit, te cilet do te zbarkojne sot ne Tirane, do te jete edhe David Bekham, ish-futbollisti i Mançester Junajtid dhe Real Madrid, qe militon ne radhet e kuqezinjve italiane.
Ylli anglez konsiderohet si nje nder futbollistet me popullore dhe njekohesisht dhe mbreti i marketingut. Kjo nuk eshte hera e pare e tij ne Shqiperi, pasi ai ka qene pjese e kombetares se Anglise ne ndeshjet e 28 marsit 2001 te fituar 1-3 nga anglezet, e vlefshme per eliminatoret e Boterorit 2002.
Por sipas informacioneve te fundit te faqes zyrtare te Milanit ne internet, aktivizimi i yllit anglez ne miqesoren e sotme kunder Shqiperise eshte vene ne dyshim.
Gjithçka i ka bazat te paraqitja e mesfushorit te Kombetares se Anglise ne seancen e paradites se djeshme te Milanit, ku ai u shfaq duke çaluar. Nderkohe qe sot pritet te behet debutimi i mesfushorit tjeter, Xhenaro Gatuzo, i cili rikthehet nga nje demtim i gjate, i cili e la jashte per pjesen me te madhe te sezonit ne Serine A.
Top Channel