Kualifikueset Botërori 2026, Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën me Andorrën, gjithçka gati…
Lazio dhe Sampdoria, dy skuadrat finaliste te Kupes se Italise do ndryshojne trajner gjate sezonit te ardhshem.
Claudio Lotito, presidenti i bardhekalterve romane ka menduar qe ne vend te Delio Rossi-t te sjelle ne skuader nje emer te madh. Behet fjale per teknikun aktual te Juventusit, Claudio Ranieri. Roma eshte qyteti i trajnerit bardhezi dhe ndoshta ka nje mundesi qe ai te pranoje projektin e Lazio-s. Problem tjeter per arritjen e marreveshjes mund te jete edhe rroga e Ranierit, i cili nuk mund te marre me pak se 1 milione euro ne sezon.
Nga ana tjeter, Sampdoria mendon per trajnerin Gigi Delneri qe ka njoftuar largimin nga Atalanta ne fund te ketij sezoni. Nese ne radhet e xhenovezeve do qendroje edhe dyshja Cassano-Pazzini, Del Neri mund te ndertoje nje skuader te forte per te tentuar edhe Europen.
Top Channel