Vllaznia nis llogarite

11/05/2009 09:45

Vllaznia jeton endrren e titullit te dhjete ne historine e saj. Pas perfundimit te ndeshjeve te javes se 31 te kampionatit
shqiptar te futbollit, tashme realizimi i objektivit eshte bere edhe me i mundshem.

Ne Shkoder kane nisur llogarite: kombinimet jane interesante dhe kane vetem nje fund, Vllaznia shpallet kampione ne
“Qemal Stafa”. Edhe pse shume nga perfaqesuesit e klubit shkodran kerkojne te tregohen te permbajtur dhe me kembe ne
toke, besimi se do te jene ata qe do te ngrene lart trofeun ne fund te ketij edicioni po rritet dita-dites. Nje pengese e veshtire per ta ishte Dinamo.

Fitorja 1-0 ndaj bluve te shtunen e kaluar i ka vendosur ata ne nje pozite shume komode, tani kur duhen edhe dy jave qe te mbyllet kampionati.

Lushnja eshte kundershtari i radhes per Vllaznine ne javen e parafundit. Ne leter, kuqeblute shihen te favorizuar
ne kete duel, ku miqte do te kerkojne piket e mbijeteses. I patolerueshem do te ishte nje hap fals i shkodraneve ne kete pike te sezonit, kunder nje kundershtari si Lushnja.

Ndeshja do te luhet ne “Loro Boriçi” dhe mbeshtetja e madhe e tifozerise se tyre eshte nje arme e forte drejt fitores se
domosdoshme. “Tashme do te vazhdojme me te njejtin objektiv edhe ne ndeshjen e radhes ndaj Lushnjes, u shpreh trajneri Dervish Haxhiosmanoviç. Edhe kjo eshte nje sfide shume e forte dhe e rendesishme per ne, pasi ata vijne ne Shkoder per te kerkuar piket e mbijeteses”.

Por ka edhe nje llogari qe nxjerr kampione Vllaznine qe ne javen e 32, pa pritur ndeshjen “finale” me Tiranen. Duke e marre te mireqene faktin e nje fitoreje te Vllaznise ndaj Lushnjes, nje humbje e rivaleve bardheblu ne derbin e veshtire ndaj Dinamos do ta çonte ne kater pike diferencen mes tyre dhe do te shpallte automatikisht shkodranet kampione.

Ky do te ishte kombinimi me i mire i mundshem. Por ne Shkoder i bejne te gjitha llogarite. Edhe vete “Deda”, edhe pse
uron te ndodhe keshtu, nuk ka besim ne nje “profetesi” te tille. “Te qendrojme me kembe ne toke, titulli vendoset ne
ndeshjen e fundit me Tiranen”, shton ai. Edhe nese Tirana fiton ndaj Dinamos, “finalja” sezonale mbetet ndeshja e javes se 33-te (e fundit) mes dy pretendeteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA