Studimet shkencore me te keqija

11/05/2009 14:25

Per disa studiues, puna me minj ne laborator eshte shume e veshtire edhe pse ata jane mesuar.

Por profesorit William Parker, nga universiteti “Duke” i Durhamit (SHBA) i duhet te ekzaminoje minjte e rruges. Keto te fundit i nevojiteshin per studimet mbi higjienen dhe sistemin imunitar, keshtu qe vendosi te krahasonte te perbashketat dhe te veçantat e minjve sterile te laboratorit dhe atyre te rruges.

Minjte e rruges

Ai konfirmoi se minjte e rruges kane antitrupa te gatshem per te vepruar kunder mikrobeve, por jo kunder ngacmuesve te vegjel, si ato te minjve te laboratorit.

Keshtu u konfirmua nje teori: qe alergjite, ose shqetesimet autoimune te qeniet njerezore jane me te perhapura tek ata qe jetojne ne ambiente higjienike: mbrojtesit qe nuk jane ekspozuar shume ndaj mikrobeve reagojne ne menyre te terbuar. Parker eshte nje prej shume studiuesve qe merren me “pune te shpifura”, te merzitshme dhe te rrezikshme.


Nje studim i paguar me gjak

Per te kapur insektet e tij, Mark Siddall nuk ka nevoje per karrem, madje ai vete eshte karremi. Siddall, nje prej kuratoreve te Muzeut Historise se Nju Jorkut, studion shushunjat.

Per t‘i kapur eshte mesuar te zvarritet ne gjunje neper moçale ose te ece neper pyje me qellim qe shushunjat, te cilat qarkullojne neper keto ambiente te kapen pas trupit te tij. Se bashku me bashkepunetoret, ai shkoi nga Tajlanda ne Argjentine e Australi.

Ne Madagaskar, gjate stines se shirave “mund te gjesh qindra e mijera shushunja te ngulura mbi turpin tend, vetem me nje te dale”, thote Siddall. Por a eshte vertet e nevojshme. “Mund t‘i gjesh kudo, nen gure, nen baker etj., por me e mira eshte qe t‘i lesh te vijne vete te ti”.

Zhvillimi

Siddall mund t‘i studionte keshtu speciet e ndryshme, perfshi edhe ato qe ushqehen ne zorren e trashe te hipopotameve. Ai krijoi nje histori evolutive, duke i ekzaminuar ato qe kur ishin krimba ujore derisa beheshin shushunja.


Te mbyllur per te stimuluar udhetimin vajtje-ardhje ne mars

Imagjinoni sikur jeni mbyllur ne nje dhome me disa kolege qe nuk mund t‘i duroni? Me e keqja qe mund t‘iu ndodhe eshte te jetoni 520 dite 24 ore ne 20 me pese persona te tjere ne nje anije kozmike. J

u do te thoni: fundja ç‘te keqe ka, jemi ne hapesire… Jemi ne Moske ku po riparohet nje anije kozmike false, ne institutin per problemet bio-mjekesore.

Binjaket

Seksi i majmuneve eshte objekt i shume studimeve te tjera. Dy psikologe te tjere analizuan aktet e shimpanzese femer te pyllit Budongo ne Ugande dhe zbuluan se ato jane me te urta kur dy femra shkojne bashke. Duke e mbajtur te fshehte aktivitetin seksual, ato shmangin konkurrencen me rivalet.

Ndersa kur ka meshkuj perreth, ato jane te papermbajtura. Shume studiues kane kaluar ore e ore te tera duke vezhguar bonobote, te njohur per prirjet e tyre per te bere dashuri dhe jo lufte. Ne fakt, seksi eshte nje menyre per te shmangur konfliktet ne grup.


Studimi i skeletit

Kush viziton nje muze, sheh vetem fazen e fundit: fosilet. Kush merret me “tafonomine” e sheh procesin qe nga fillimi: vdekjen, varrosjen dhe transformimin. Tafonomia (nga greqishtja “tafos” varrosje) studion keto procese studion keto procese deri te fosilet. Per te vene re se çfare i ndodh kockes nese ekspozohet ne drite, nevojiten shume me shume studime te para me nga afer.

Top Channel