Malouda: Fitoren ndaj Arsenalit ua dedikojme tifozeve
11/05/2009 16:50
Fitorja e merituar e Chelsea ndaj Arsenalit ne “Fly Emirates” ka rikthyer buzeqeshjen ne fytyrat e lojtareve te Guss Hiddink pas ndeshjes tragjike kunder Barcelones.
Nje nga te rilindurit e bluve, Molouda ua ka dedikuar kete fitore tifozeve. “U detyrohemi tifozeve qe na kane mbeshtetur gjate gjithe sezonit dhe deri ne fund te kampionatit qellimi jone eshte t’i rrembejme vendin e dyte Liverpool-it”, shprehet francezi ne nje interviste per “Sun”.
Ne vijim ai ka theksuar se Chelsea duhet te mendoje perhere pozitivisht. “Vitin e shkuar shkuam ne finale, kete sezon ne gjysmefinale. Vitin tjeter do kerkojme te arrijme me shume. Kjo eshte pjese e karakteristikave tona”, perfundon mesfushori i londinezeve.
Top Channel