Lezhe, arrestohet 17 -vjecarja

11/05/2009 15:25

Nje adoleshente 17 vjec me inicialet A.J eshte arrestuar nga policia e Lezhes.

Ajo akuzohet per nje tentative vrasje, pasi qelloi mbi nje 18-vjecar me inicialet K.L banues ne fshatin Tale. Ngjarja nis kohe me pare kur policia ndaloi adoleshentin pasi nje denoncimi per perdhunim te nje te miture.

Gjykata e Lezhes, e cila shqyrtoi ceshtjen e liroi te akuzuarin pas nje muaji me arsyetimin se nuk ka prova materiale qe mund te vertetojne faktin se ai kishte perdhunuar vajzen.

Kjo e fundit ka vendosur te hakmerret vete dhe ka shkuar e armatosur ne nje lokal ne komunen Shenkoll te Lezhes. Ajo ka qelluar me arme zjarri pistolete pa mundur te godase personin qe akuzon per perdhunim.

Policia qe mberriti ne vendngjarje ka sekuestruar gezhojat e pistoletes te llojit zastava. Pas identifikimit te autores ka bere edhe shoqerimin e saj me akuzen e vepres penale te kanosjes. Eshte ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet proceduriale dhe po ben te mundur sqarimin e rrethanave te kesaj ngjarjeje.

Top Channel