Lorik Cana, mesfushori shqiptar i Olimpikut te Marsejes, eshte ne gare per te fituar çmimin e lojtarit me te mire te kesaj skuadre ne sezonin qe eshte drejt mbylljes. Emri i 25-vjeçarit kuqezi eshte perzgjedhur ne listen e faqes prestigjioze
sportive ne internet “Goal.com”, e cila po organizon nje sondazh online.
Kjo liste perbehet nga pese futbolliste. Jane keto emra qe se bashku me Lorik Canen e kane shnderruar skuadren ne nje pretendente per te rikthyer titullin kampion ne Marseje pas 18 vjetesh: portieri Steve Mandanda, Taje Taiuo, Lorik Cana, Benua Shejru dhe Mamadu Niang.
Shpjegimi i “Goal.com” per ecurine e kapitenit shqiptar ne kete sezon eshte: “Çdo skuader e madhe ka nevoje per nje lider te madh, dhe Cana eshte nje i tille te Marseja ne kuptimin e plote te fjales. Shqiptari ka bere nje pune shume te mire ne mesfushe, eshte energjik, kembengules, i paperkulur ne e stilin tij dhe i jep ton lojes se Olimpikut te Marsejes.
Top Channel