Miqesorja Shqiperi-Milan ka hyre ne fazen e saj me interesante. Kur na ndajne pak me shume se 24 ore nga ndeshja, e cila do te zbrese ne fushe yjet me te medhenj te futbollit boteror, te inkuadruar ne skuadren e Milanit dhe nje seleksioni me futbollistet me te mire te kampionatit shqiptar, por edhe disa kuqezinj qe luajne jashte dhe qe kane mundur te marrin leje nga klubet perkatese te tyre.
Per shkak te voneses se FSHF-se ne lidhje me emerimin e trajnerit te ri te Kombetares, ne krye te ketij seleksioni, qe do te perballet me kuqezinjte italiane, do te rikthehet trajneri i perfaqesueses U-21, Artan Bushati.
Eshte pak i çuditshem fakti i shpalljes se listes se Kombetares shqiptare vetem 24 ore para ndeshjes, gjithsesi kjo miqesore e sponsorizuar nga “Taçi Oil”, do te kete karakter festiv. Do te jene 21 futbolliste, qe do te vihen ne dispozicion te trajnerit Bushati, nga te cilet 7 vijne nga kampionatet e huaja dhe pjesa tjeter nga kampionati shqiptar. Tekniku i Shpreses
i beson me shume “gardes se vjeter”,pasi 13 prej tyre jane pjese e Kombetares A.
Nderkohe qe pjesa tjeter vjen nga organika e ekipit tone U-21. Grumbullimi nis sot ne hotel “Dyrrah” ne Durres, ndersa
stervitja e vetme do te zhvillohet ne oren 17:00 ne “Niko Dovana”.
Top Channel