Berisha mbron familjen

11/05/2009 15:00

Kryeministri Sali Berisha per here te pare ka reaguar indirekt ndaj akuzave dhe publikimit ditet e fundit te disa fakteve qe kompromentojne femijet e tij, ne lidhje mes bisneseve te tyre private dhe institucioneve shteterore.

Ai e ka quajtur botimin e ketyre dosjeve si bllofe te opozites dhe siguroi qytetaret se ka punuar ne interes te femijeve te tij, po njelloj si ne interes te te gjithe femijeve te shqiptareve.

“Duke punuar une kam bere punen me te mire per femijet e mi. Pavaresisht nga bllofet e opozites brenda nje viti do te realizojme levizjen e lire ne mbare Evropen. Kete interes do ta shnderrojme ne realitet”, u shpreh Berisha.

Kryeministri Berisha, i cili ishte ne Petrele, theksoi jo rastesisht se si kryeminister, kishte punuar ne interes te gjithe shqiptareve dhe se keshtu do te ishte edhe 4 vitet e ardhshme nese shqiptaret i jepnin voten.

“Dua t’ju garantoj se une, serish, edhe kater vitet e ardhshme dhe per sa kohe qe ju te vendosni qe une te jem ne pushtet, ne tavolinen time te punes, do te kete vetem nje program; ai i interesave tuaja, i plotesimit te tyre, sepse ato jane interesa te ndershme, te drejta”, premtoi Berisha.

Top Channel