Angli, te miturit ne internet, ligj per moshen

11/05/2009 19:50

Aksesi qe kane te miturit ne internet dhe faqet ku mund te blejne thika, materiale pornografike, alkool e lojera te dhunshme, eshte nje problem qe po behet pervit e me shqetesues.

Duke kundershtuar regjistrimin e te miturve ne shume faqe te tilla, disa shoqata angleze kerkojne kontroll me te madh mbi moshen e tyre, duke sugjeruar nje ligj qe te detyroje keto faqe te kerkojne te dhena te sakta per moshen e te regjistruarve. Sipas BBC, ne dhomen e Lordeve ne Parlament po shqyrtohet projektligji “Age Verification” qe pritet te rivitalizoje funksionin e shume faqeve virtuale.

Ne listen e materialeve qe te miturit nuk mund te blejne online do jene rreth 20 objekte. Para disa kohesh, shoqata “Greenwich” denoncoi kete fenomen pasi kishte arritur te blinte pa asnje problem disa objekte te demshme per femijet ne rruge virtuale, cka shkaktoi edhe nje reagim te gjere ne te gjithe Britanine e Madhe.

Top Channel