Vrasja e deputetit, hetime ne Bashkine e Fierit

10/05/2009 09:10

Grupi i hetimit, i ngritur per vrasjen e deputetit te PS-se, Fatmir Xhindi, ka mberritur per verifikime dhe hetime edhe ne Bashkine e Fierit.

Drejtuesit e bashkise kane konfirmuar zyrtarisht se Prokuroria e Krimeve te Renda, me anen e nje faksi te derguar mbremjen e se premtes, ka kerkuar njohjen me disa dosje te lejeve te ndertimit qe jane dhene nga zyra e urbanistikes se bashkise.

Burimet zyrtare te Bashkise se Fierit shpjegojne per gazeten “Shqip”, se Prokuroria e Krimeve te Renda ka kerkuar dosjet e tri lejeve te ndertimit qe jane akorduar vetem per nje firme. Emri i firmes, per te cilen eshte interesuar Prokuroria e Krimeve te Renda, nuk behet e ditur per arsye hetimi, por mesohet se behet fjale per nje shesh ndertimi, ku firma ne fjale po pergatitet te nise ndertimin e nje pallati shumekatesh.

Eshte pikerisht ai shesh per te cilin po hetohen dy personat e njohur te deputetit te vrare, Fatmir Xhindi, inicialet e te cileve jane L.F dhe K.XH. Drejtues te bashkise kane thene per gazeten “Shqip” se Keshilli i Rregullimit te Territorit, si dhe zyra e urbanistikes per firmen qe po heton Prokuroria e Krimeve te Renda, ka dhene kohet e fundit tri leje ndertimi, kurse per nje prej tyre eshte marre vendimi ne mbledhjen e fundit te KRT-se se qytetit. Leja e ndertimit eshte dhene per ngritjen e nje pallati shumekatesh qe do te ndertohet ne lagjen “1 Maj” te qytetit te Fierit, ku dyshohet se deputeti Fatmir Xhindi ka pjesen me te madhe te aksioneve.

Nderkohe, burimet policore tregojne per gazeten se hetimi i atentatit ndaj deputetit te Partise Socialiste i eshte deleguar Drejtorise se Policise Fier, Drejtorise se Pergjithshme te Policise, si dhe nje sektori te rendesishem ne Prokurorine e Krimeve te Renda. Reduktimi i grupit te hetimit eshte bere me qellim te mbajtjes se fshehte te hollesive te hetimeve dhe ecurise se tyre.

Gjithashtu,burime te gazetes “Shqip” nga brenda grupit te hetimit, tregojne se po punohet me metoden e perjashtimit per zbardhjen e ceshtjes, qe do te thote se punohet dhe merret nje nga pistat e dyshuara te hetimit, plotesohet me fakte e prova dhe ne rast se keto nuk tregojne shkak te ngjarjes, rrezohet si piste. Mesohet se pista e pare e cila do te shkoje me sigurim faktesh deri ne fund, eshte ajo e sheshit te pallatit ne lagjen “1 Maji”, ku dhe eshte perqendruar ditet e fundit grupi i hetimit.

Nese nga shqyrtimi i provave te kesaj piste te pare nuk del e qarte autoresia, atehere fati i saj eshte rrezimi dhe do te nise nga shqyrtimi pista e dyte, qe mesohet se eshte ajo e aktivitetit personal te deputetit Fatmir Xhindi. Diten e fundit te jetes, disa ore para vrasjes se tij, Fatmir Xhindi, pervec konsumimit te nje kafeje ne nje lokal perballe ndertimit qe do te realizonte, ka pire kafe ne nje lokal perballe Bashkise se Fierit.

Personat qe e kane shoqeruar ne kete kafe mesohet se kane qene anetare dhe dashamires se PS-se lokale, te cilet pas vrasjes se deputetit Fatmir Xhindi jane marre ne pyetje dhe kane treguar oret e fundit te tij. Nderkohe, ne Roskovec, qe nga pasditja e se enjtes nuk ka me sherbime policore. Urdhri me i fundit ka qene largimi i uniformave blu, pasi vendi i ngjarjes dhe rrethinat e tij nuk mbartin me prova te reja. Forca te shumta policore kontrollonin zonen me imtesi qe prej mbremjes se te shtunes, ku u ekzekutua me arme zjarri deputeti Xhindi.

Top Channel