
Hamdi Salihi vazhdon te shkelqeje me Riedin ne Bundesligen austriake.
Sulmuesi i Kombetares shqiptare ka shenuar dy gola ne ndeshjes qe skuadra e tij fitoi 4-0 ne shtepi kunder Matersburgut. 25-vjecari ka pritur 37 minuta per te realizuar rrjeten e pare, nderkohe qe Ried kishte kaluar ne avantazh ne te 24-en me Rodriguez-Ortiz.
Pjesa e pare e ndeshjes u mbyll me shifrat 3-0, pasi Dreshel siguroi virtualisht fitoren kur kronometri tregonte 41 minuta loje. Ne fraksionin e dyte, Salihi shenoi edhe golin e dyte personal e te katertin te takimit ne te 59-en. Per ta frenuar shkodranin duhej vetem nderhyrja e trajnerit Pol Gludovatz, qe e zevendesoi ne te 78-ten.
Me dygoleshin e realizuar dje, sulmuesi eshte ngritur ne kuoten e 11 rrjetave ne kampionat, ne 26 ndeshje sezonale te luajtura.
Top Channel