Spital i ri per rajonin e Fierit

10/05/2009 09:55

Se shpejti do te kete nje spital te ri per rajonin e Fierit. Por jo vetem kaq, edhe investime ne infrastrukture dhe aparatura.

Ministrja e Shendetesise, Anila Godo, ne nje vizite ne spitalin e Fierit, ka inspektuar qendren spitalore duke bere verejtje dhe dhene sugjerime, por, nga ana tjeter, nuk kane munguar as premtimet nga ana e saj.

Ne nje interviste, Godo ka pranuar se ka ende per te bere per spitalin e Fierit dhe ka premtuar qe investimet me te aferta do te jene ato ne aparatura. Gjithashtu, ministrja ka thene se po negociohet me bashkine per piketimin e nje sheshi qe do te perdoret per ndertimin e nje spitali te ri, i cili do te eliminoje njehere e pergjithmone edhe fenomenin e cenimit te territoreve te bllokut spitalor me ndertimet pa leje. Lidhur me situaten e gripit te derrave, Godo ka thene se nuk do te merret asnje mase me teper se ato qe jane publikuar kohet e fundit.

H1N1 eshte sa larg edhe afer Shqiperise. Masa konkrete, pervec nje urdhri qe ju keni leshuar, nuk ka. Kur do te kete nje baze materiale, qofte edhe me elementarja, si maska speciale?

Ju e thate mire qe eshte afer dhe larg. Faktikisht strategjia jone per t‘i bere balle rrezikut te nje pandemie te virusit te gripit te derrave eshte gjithmone pjese dhe ne bane te orientimeve te OBSH-se. Tashme ne Ministrine e Shendetesise eshte krijuar nje komitet, i cili mblidhet dy here ne dite, shqyrton gjendjen, merr informacion te ri dhe ne te njejten kohe pershtat strategjine ne lidhje me informacionet e reja.

Ne kete grup bene pjese edhe drejtori i OBSH-se ne Tirane. Nderkohe, me urdher te Kryeministrit dhe te Ministrise se Shendetesise eshte ngritur edhe nje komitet nderministror. Jemi gati dhe i kemi marre te gjitha masat ne pikat kufitare, ndersa nga OBSH-ja na referohet qe te vazhdojme te mbajme ne nje nivel te larte vigjilencen dhe gatishmerine, por te mos i shtojme me shume masat se ato qe kemi marre deri tani, pasi duket qe pak a shume gjendja eshte ne kontroll.

Pra nuk eshte e nevojshme ndarja e maskave. Nuk kemi ne vendin tone asnje rast me virusin H1N1. Edhe ato raste qe jane ne Evrope duket se e kane ulur intensitetin. Per tani nuk do t‘i shtojme masat dhe keto qe kemi kryer jane ato qe kemi vendosur se bashku me perfaqesuesit e OBSH-se ne Tirane.

Top Channel