
Kimi Raikonen eshte i zhgenjyer nga rrjedha e Boterorit dhe ben deklarata qe u lene hapesire spekulimeve per largimin e mundshem nga Formula 1.
Rregullorja e paqarte, perplasjet e skuadrave me FIA-n per kufizimin e buxhetit e te panjohurat qe rezervon e ardhmja duket se e kane merzitur pilotin e Ferrarit. “Kjo nuk eshte me F1”, deklaroi finlandezi ish-kampion bote.
“Momentalisht jam i lumtur te skuadra ku garoj. Kontrata ime perfundon vitin e ardhshem, ndersa me pas do te vendos ate qe deshiroj te bej. Te presim dhe te shohim se cfare drejtimi do te marre Formula 1. Eshte absurde te lihen kaq shume gjera me pikepyetje dhe qe askush te mos dije se cilen rregullore te pershtate. Largimi nga Ferrari? Nuk jam une ai qe duhet te jape pergjigje. Duhet te percaktohet nje buxhet i arsyeshem per te gjithe. Gjithsesi eshte e veshtire te vendosesh ne te njejtin nivel te medhenjte dhe te vegjlit, ashtu sikurse eshte e veshtire qe te gjithe te jene te kenaqur”.
Raikonen nuk eshte i vetmi qe ka dyshime. Tojota del hapur dhe deklaron se pa ndryshime te dukshme ne rregullore nuk do te regjistrohet ne Boterorin 2010. “Ka shume gjasa te mos regjistrohemi”, tha Xhon Houet, presidenti i skuadres japoneze. “Nevojiten ndryshime te rendesishme. Disa ceshtje kerkojne zgjidhje dhe me rregullat aktuale nuk mund te garantojme pjesemarrjen ne kampionatin e ardhshem”.
Top Channel