E-mailet e Fazllic per Argiten

10/05/2009 20:20

Publikimin ne shtyp te disa “e-mail”-eve te cilat pretendohet se Damir Fazllic ja niste vajzes se kryeministrit Argita Berisha, nenkryetari i grupit parlamentar te PS-se, Erjon Brace i cilesoi si faktet me te fundit qe, sipas tij, tregojne se godina e kryeministrise eshte kthyer ne nje arene pazaresh dhe interesash te ulta korruptive.

“Korrespodenca e publikuar sot mes vajzes se kryeministrit dhe bizneseve private per mbylljen e nje marreveshjeje me vendim qeverie tregon se vendimarrja e qeverise nuk eshte me ne perputhje me Kushtetuten e Shqiperise, por ne konflikt te dukshem interesi”, deklaroi Brace.

Sipas tij, keto jane edhe tregues te evazionit te llahtarshem fiskal, sic e quajti ai, ne interes te klienteve te kryeministrit, qe me pas mbulohet nga taksat qe u merren shqiptareve.

“Kur nje biznes i madh regjistrohet si nje biznes i vogel, taksat qe duhet t’i mbledhin ketij biznesi kane filluar t’u mblidhet punonjesve te thjeshte qe prej muajsh paguajne 10 perqind takse”, tha Brace.

Ne kete fund mandati, shtoi deputeti socialist, shteti eshte kthyer ne biznes privat te qeveritareve, te cilet po perpiqen te perfitojne, sipas tij, me vjedhje dhe korrupsion ne cdo sektor.

Dhe kete, tha Brace, po e bejne nga kryeministri e ministrat e deri tek drejtoret e vendosur nga mazhoranca aktuale.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta