Anceloti: Juve, gjithmone e rrezikshme

10/05/2009 11:35

Milan dhe Juventus do te perballen ne mbremjen e sotme ne nje duel te vertete gladiatoresh. Ne fund do te mbijetoje vetem njera, ose ndoshta nuk do te kete edhe nje fitues te vertete.

Perballja ne “San Siro” eshte thirrja e fundit per te vazhduar ndjekjen ndaj Interit, nese kuqezinjte humbasin dhe Interi fiton ne fushen e Kievos, zikaltrit do te shpalleshin matematikisht kampione te Italise. Drejtuesi i stolit te Milanit shprehet i gatshem per sfiden me Juventusin, duke u bere thirrje te tijve qe te mos e nenvleresojne kundershtarin.

“Juve po perjeton nje periudhe te veshtire, ky mund te jete nje stimul me shume qe te kerkojne fitoren me Milanin. Ata do te tentojne te reagojne, kemi perpara nje skuader te rrezikshme”, deklaroi Anceloti. “Ndersa ne jemi ne nje moment te mire. eshte mbremja ideale per te zhvilluar nje ndeshje te madhe. Ne skuader shoh entuziazem”.

Trajneri ka punuar te bardhezinjte nga viti 1999 deri me 2001-shin, duke regjistruar dy vende te dyta ne kampionat: “Ishte nje eksperience e bukur profesionale. Klubi dhe lojtaret me kane qendruar prane, por jo pjesa tjeter e ambientit. Kjo ndodhi per shkak te se kaluares sime si lojtar i Romes dhe Milanit. Luajme me nje ekip, qe per arsye te ndryshme e vlereson si shume te rendesishme kete ndeshje, megjithate e njejta gje vlen edhe per ne. Synojme ta arrijme objektivin tone, duke praktikuar nje futboll qe te pelqehet nga tifozet”.

Ne prag te kesaj sfide, kuqezinjte kane marre nje lajm te mire: Xhenaro Gatuzo eshte rehabilituar dhe do te jete ne stolin e rezervave. Nderkohe qe, presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, dorezohet me elegance dhe “braktis” endrren per titullin ne Serine A. “Interi e meriton te shpallet kampion. Ata jane skuadra me e forte per momentin”.

Me keto fjale, numri 1 i kuqezinjte u ve kapak polemikave ndermjet administratorit Galiani per favorizimet e zikalterve, te cilave iu kunderpergjigj presidenti Masimo Morati, qe numeroi penalltite e akorduara ne favor te Milanit. Gjesti i Berluskonit merr edhe me teper vlera, per faktin se me kete trofe, Interi ngjitet ne kuoten e 17 kampionateve te fituar, aq sa kane edhe kusherinjte rivale. Por, ai mund te mburret se qe prej vitit 1986, kur ka marre drejtimin e klubit, Milani ka fituar pese here Champions-in.

Top Channel