Afganistan, dyshohet per perdorimin e bombave me fosfore

10/05/2009 15:20

Aviacioni amerikan ka perdorur bomba me fosfore gjate sulmit kunder talebaneve ne provincen e Farahut, ne Afganistan.

Ky eshte mendimi i mjekeve afgane pas ekzaminimit te viktimave.

Ata kane pohuar se plage te pazakonta ishin verejtur ne trupin e te plagosurve qe mund te jene shkaktuar nga agjente kimike dhe jo nga djegie te gazit apo benzines.

Nderkohe ushtria amerikane ka mohuar perdorimin e ketyre armeve gjate sulmit te se henes.

Top Channel