Carlo Ancelotti i bindur: Mos kini asnjë dyshim, Ronaldo do të shënojë 1000 gola deri kur të lë futbollin
Vllaznia dhe Tirana jane dy ekipet qe do te diskutojne mes tyre titullin kampion, nderkohe qe edhe pas javes se 31-te numri i skuadrave ne luften per mbijetese ka mbetur po 6.
Shkodranet kane fituar 1-0 ne “Loro Borici” me Dinamon, duke i lene keta te fundit jashte pretendimeve per trofe. Goli i fitores qe mban Vllaznine ne krye te Superliges me 63 pike u shenua nga Lici me 11 metersh.
Ne ndeshjen e pare pas humbjes se kupes, Tirana ka mundur 3-1 Shkumbinin, fitorja e pare e Bencivenges si trajner i bardhebluve.
Kryeqytetasit e mbyllen lojen qe ne pjesen e pare ku shenuan te gjitha golat, nderkohe qe i vetmi per peqinasit u shenua ne te dyten. E paqarte mbetet situata e 6 skuadrave ne zonen e ftohte te klasifikimit.
Flamurtari kryeson grupin e ketyre ekipeve pasi ka fituar 2-0 me Partizanin, qe mbetet ne kuoten e 33 pikeve.
Ka fituar edhe Apolonia 2-0 me Teuten, Lushnja ka barazuar pa gola me Elbasanin ndersa Bylisi vazhdon te mbetet ne vendin e fundit edhe pse ka mundur 2-0 Besen.
Top Channel