OBSH: 3440 te infektuar nga Gripi A

09/05/2009 13:30

OBSH konfirmoi sot se numri i rasteve te konfirmuara te personave te semure me Gripin A eshte 3440. Semundja eshte shtrire ne 29 vende, ndersa 48 vete kane gjetur vdekjen prej saj.

Shifra eshte rritur ndersa dje u raportua per 2500 te prekur ne 25 vende. Edhe Australia shenoi rastin e pare, ndersa ne SHBA jane konstatuar 1639 raste.

Autoritetet italiane njoftuan sot rastin e pare te infektimit te nje personi, qe nuk kishte ardhur nga vende te tjera. Nje femije 2-vjecar mund te jete infektuar nga familjare te tij, te kthyer nga Meksika.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA