
Kur kampionati ne te gjitha nivelet ka hyre ne fazen decizive, te gjithe i tremben rikthimit te dhunes ne stadiume. Historia tregon se ne fund te sezonit, fushat shnderrohen ne arena dhune, ku skuadrat dhe tifozerite harrojne lojen dhe tentojne te arrijne me force objektivat
Per te parandaluar incidentet, Komisioni Kombetar Kunder Dhunes ne Sport ka zhvilluar nje takim, ku eshte kerkuar marrja e masave dhe bashkepunimi sa me efektiv ndermjet te gjitha strukturave.
Palet ne kete mbledhje, duke filluar nga Federata Shqiptare e Futbollit, Ministria e Sporteve, Policia e Shtetit dhe Komiteti Olimpik, kane vleresuar me nota pozitive punen e bere deri me tani.
Gjithsesi, ata e kane vene theksin te infrastruktura e dobet ne impiantet shqiptare, e cila e ben edhe me te veshtire parandalimin e dhunes. Sipas burimeve prane FSHF-se, eshte kerkuar marrja e masave ne fushat me te “nxehta”, mbi te gjitha kur ndeshen ekipe qe luftojne per mbijetese.
Nje tjeter teme e diskutuar gjate ishte ajo rreth gjysmefinales se Kupes ndermjet Shkumbinit dhe Flamurtarit, te luajtur afro 10 dite me pare ne Peqin. Ne mesin e pjeses se dyte te takimit, tifozet vendas kane hedhur sende te forta ne fushen e lojes, duke goditur lojtaret vlonjate dhe gjyqtaret italiane.
Zv/ministri Ekrem Spahia, theksoi se “cilesia sportive e ketij sezoni ka qene ne rritje dhe nuk ka pasur shume shfaqje te dhunes ne stadiume. Megjithate duhen analizuar incidente si ai ne Peqin, apo ne ndeshjen Apolonia–Flamurtari, ne sfiden e Kategorise se Pare, Terbuni–Kastrioti, por edhe ne eliminatoren Shqiperi-Hungari”.
Superiore
Sot te gjithe do t’i kene syte nga Kategoria Superiore. Java e 31-te pritet te ndeze luften ne dy fronte: ne garen per titull dhe ndermjet skuadrave qe kerkojne mbijetesen.
Vllaznia kryesuese pret kampionet ne fuqi te Dinamos. Blute e kane siguruar vendin e trete ne kampionat (qe perkthehet pjesemarrje ne kupat e Evropes), por premtojne beteje. Ne anen tjeter, Tirana e vendit te dyte luan me Shkumbinin, qe nuk ka me objektiva ne kete edicion.
Ne “zonen e ftohte”, duelet e vetme te verteta projektohen ne Lushnje, ku te besuarit e Ilir Gjyles presin Elbasanin dhe ne Vlore, ku Flamurtari ndeshet me Partizanin. Pas triumfit ne Kupe, kete jave kuqezinjte e Memushit mund te sigurojne edhe qendrimin ne elite. Bylis dhe Apolonia kane shansin te marrin tri pike te lehta, sepse kundershtaret respektive, Besa e Teuta presin vetem mbylljen formale te sezonit.
Top Channel