G99 mbush nje vjec

09/05/2009 18:20

Grupimi politik G99 organizoi asamblene kombetare, e cila pervec percaktimit te linjes politike ne prag te zgjedhjeve, votoi per nje mandat tjeter  Erjon Veliajn ne krye te ketij grupimi politik qe sot mbushi nje vit nga krijimi.

Ne vigjilje te zgjedhjeve te pergjithshme, Veliaj tha se kjo eshte nje beteje e pabarabrte sepse po garojne forcat politike qe kane gjithcka per te humbur.

“Ne kemi nje arme shume me te forte, fytyra jone, dinjiteti yne dhe forca jone. Lufta me zell per te ndryshuar Shqiperine eshte forca jone”, ka pohuar Veliaj.

Ai tha se G99 eshte i vetmi grupim politik qe nuk eshte krijuar nga inati i partise meme dhe se eshte foleja e te rinjve nen moshen 29 vjec.

Ai deklaroi se do te hyje ne koalicion me PS, duke negociuar jo poste qeveritare, por nje pakete me ceshtje te rendesishme si vota e emigranteve per te cilen u ra dakort disa dite me pare, buxhetin e arsimit dhe paketen e punesimit rinor.

Top Channel