Scheffer: E merituat NATO-n

08/05/2009 15:35

34 dite pas anetaresimit te plote te Shqiperise ne NATO, Jap de Hoop Scheffer ka vizituar per here te fundit Tiranen, si sekretar i Pergjithshem i Aleances se Atlantikut te Veriut. (UPDATE)

I mirepritur me nderimet me te larta nga Tirana zyrtare, zoti Scheffer mori nga Presidenti i Republikes, ne shenje mirenjohjeje per mbeshtetjen e popullit shqiptar Urdherin e Arte, “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”

Nderimi tjeter i takonte Universitetit te Tiranes, i cili i dorezoi Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, titullin doktor Honoris Causa. Gjate ceremonise, zoti Scheffer, nje nga perkrahesit me te forte te zgjerimit te NATO-s, i njohu Shqiperise meritat per anetaresimin.

“Anetarësimi i vendit tuaj, zoti Kryeministër dhe shkelqesi ambasadore, nuk ishte nje dhurate, nuk ishte diçka qe jepet lehte. Ishte nje shperblim per punen e palodhur te shumë viteve dhe suksesin e reformave te veshtira dhe ndonjehere te komplikuara, te cilat u ndermorën me vendosmëri të palekundur. Vertet, cilesi te ngjashme kerkohen per te arritur persosmerine akademike dhe ndersa studentet pergatiten te shohin drejt se ardhmes se tyre, tashme ata kane mundesi te shohin perpara me besim dhe krenari, rezultatet e arritjeve domethenese te vendit te tyre. Disa rruge te reja hapen per punesimin e tyre si zyrtare te NATO-s dhe kush e di, ndonje dite, ndonje i diplomuar nga ky Universitet do te kete privilegjin te jete Sekretari i Pergjithshem i NATO-s”, u shpreh Scheffer.

Nga ana e saj Shqiperia thote se nepermjet zgjedhjeve te lira e te ndershme pret qe me 28 qershor te nderoje veten dhe aleatet per besimin e dhene.

“Zgjedhjet e ardhshme kerkojne perpjekjet per nje kuader ligjor dhe teknik, me te mirin qe ne kemi patur ndonjehere.Une ia premtova kete Scheffer dhe qellim mbetet respektimi i vullnetit te qytetareve shqiptare”, u shpreh Berisha.

Ne fund te mandatit si sekretar i pergjithshem i NATO-s, zoti Scheffer u shpreh i bindur se reformat e vendit do te vazhdojne dhe se Shqiperia sic tha ai do te vazhdoje te jete zeri i arsyes dhe moderimit ne rajonin e Ballkanit.

Top Channel