Moske, “udhetim” drejt planetit Mars

08/05/2009 20:15

Shkencetaret ruse kane gjetur nje menyre mjaft origjinale per te simuluar nje situate te ngjashme me nje udhetim te mundshem drejt planetit Mars.

Ne afersi te Moskes eshte ndertuar nje anije kozmike jo e vertete ku disa astronaute do jetojne 105 dite per te studiuar efektet e organizmit te njeriut gjate nje udhetimi kaq te gjate. Kjo eshte rreth 1/3 e kohes se nevojshme per te udhetuar drejt planetit te kuq edhe pse gjithe eskperimenti zhvillohet ne seriozitet te plote, sikur astronautet te perjetonin vertete nje eksperience qe deri tani qeniet humane nuk e kane perjetuar asnjehere.

Anija hapesinore eshte quajtur “Nek” dhe ne te jane izoluar qe prej 31 marsit disa astronaute per nje “udhetim” 105 ditor. Ky eksperiment po udhehiqet nga Agjencia Hapesinore Ruse, e cila synon te analizoje sjelljet e astronauteve, te cilet duhet te sillen normalisht, madje ata duhet te grinden edhe per filmin qe duhet te shikojne.

Ky studim mund te jete shume i rendesishem per projektet e ardhshme qe synojne uljen e njerezve ne siperfaqen e Marsit, planeti me i mundshem i sistemit tone diellor ku mund te zhvillohet jeta.

 

Top Channel