Mbante 1000 kafshe ne shtepi, denohet me burg

08/05/2009 13:10

E kishte kthyer shtepine ne nje kopsht zoologjik te paligjshem dhe kjo i ka kushtuar tre muaj burg nje britaniku 42-vjecar.

John Ord Clark nga Oldhami mbante ne banese me shume se 1000 kafshe, duke filluar nga zvarraniket e deri tek gjitaret. Hardhuca, bretkosa, qen, papagaj, zogj, si dhe kater gjarperinj, ishin pjese e koleksionit te tij.

Ndaj Clark rendonin 14 akuza, 4 prej te cilave i mohoi dhe mes tyre ishte dhe ajo e shkaktimit te vuajtjeve kafsheve, per shkak te hapesires se ngushte ku jetonin.

Per pese vjet burri nuk do te lejohet te mbaje asnje kafshe ne shtepi.

Top Channel