Ktheu parate e gjetura, taksisti behet hero

08/05/2009 11:05

Qindra banore te Buenos Airesit e kane vleresuar gjestin e nje taksisti, qe gjeti nje cante me 32 mije dollare ne taksine e tij dhe ia dorezoi ate pronareve.

Per te nderuar aktin e shoferit, u ngrit nje faqe ne internet, ku njerezit nisen te dhuronin para ne shenje mirenjohjeje, per te vleresuar ndershmerine e tij te jashtezakonshme.

Deri tani per taksistin jane dhuruar 14500 dollare, njoftoi web-siti. Santiago Gori e gjeti canten e harruar nga nje cift pleqsh ne sediljen e pasme te makines dhe pas disa dite kerkimesh zbuloi shtepine e te moshuarve dhe ua ktheu parate.

Duke pasur parasysh nje vend si Argjentina, ku korrupsioni mbizoteron ne te gjitha nivelet e shoqerise, kjo eshte nje histori e jashtezakonshme. Faqja e internetit u ngrit nga dy punonjes te nje kompanie reklamash. Tani mijera njerez kane vizituar faqen, kane lene para, mesazhe dhe vleresime per taksistin.

Top Channel