Katalonje, Williams dominon sesionin e dyte

08/05/2009 17:00

Ndryshe nga sesioni i pare i provave te lira te Katalonjes ku dominoi Brown Gp me Button, ne te dytin protagonist ka qene Williams me gjermanin Nico Rosberg.

Ai e ka ndaluar kronometrin ne kohen 1:21:588, duke lene pas shokun e skuadres Kazuki Nakajima. Vendi i trete per spanjollin e Renault, Fernando Alonso, ndersa udheheqesi i kampionatit Button eshte kenaqur me kohen e katert me te mire. Vendi i dhjete per Ferrarin e Kimi Raikkonen, ndersa Massa ka eshte renditur 5 pozicione me poshte.

Provat zyrtare do zhvillohen diten e neserme, ndersa gara te dielen. Kjo eshte pista e peste e sezonit pas 4 garave te para ne Azi, te dominuara nga Brown Gp me britanikun Button.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA