GP Spanje, Button i pari ne provat e lira

08/05/2009 13:10

Formula 1 zbarkon ne Evrope, per garen e peste te kampionatit boteror.

Ne provat e para te lira te se premtes, Jenson Button tregoi se do te komandoje serish, pasi arriti kohen me te mire, i ndjekur nga Jarno Trulli. Massa nuk arriti me shume se vendi i nente ne renditje, ndersa Raikkonen e mbylli ne vendin e 11-te.

Ne Spanje, Ferrari e McLaren do te kerkojne te bejne nje paraqitje me te mire krahasuar me prezantimet e deritanishme, ndersa Brawn GP do te perpiqet te ruaje pozicionin e saj.

Ferrari

“Shpresoj te kaloj nje fundjave te mire ne Spanje. Jam i motivuar per te permiresuar situaten dhe per te bere nje gare te mire duke rihapur keshtu kampionatin per Ferrari-n”, u shpreh piloti i kokekuqes, Felipe Massa.

Piloti tregon se njevendeshja ka bere perparime, pasi ka nje difuzor te ri te ngjashem me ate te skuderive te tjera, qe sot jane ne avantazh.

McLaren

Edhe McLaren ka punuar shume ne javet e fundit. Megjithate sa me shume gara zhvillohen aq me larg eshte kryesimi i kampionatit per Hamilton.

“Rruga eshte shume e gjate, por duhet te kujtojme se ne fillim ishim shume, shume prapa”, thote kampioni i botes ne fuqi.

Sipas tij kjo gare do te jete vendimtare per te treguar nese McLaren do te renditet apo jo ne mes skuadrave te mira.

Top Channel