Drogba kerkon falje: Jam penduar per reagimin

08/05/2009 15:50

Dy dite pas finishit dramatik te gjysmefinales se dyte kunder Barcelones, sulmuesi i Chelsea, Didier Drogba kerkon falje per reagimin e dhunshem ndaj gjyqtarit Obredo.

Ne fishkellimen finale te norvegjezit, sulmuesi afrikan ka protestuar ashper, madje ai ka akuzuar UEFA-n se nuk ka dashur nje finale te gjithen angleze pas 2 penalltive qe mendon se bluve iu mohuan.

“Isha vertete i nevrikosur per ate qe ndodhi gjate ndeshjes. Pasi ripashe imazhet, u qartesova se reagimi im kaloi cdo kufi. Kam perdorur nje gjuhe qe nuk perben shembull te mire per ata qe me shikonin nga shtepia dhe mbi te gjitha per femijet. Jam penduar per gjithcka ndodhi!”, shprehet Drogba ne nje komunikate te publikuar ne faqen zyrtare te Chelsea ne internet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA