Cana: Titullin e duam ‘më shumë se kurrë’

08/05/2009 09:15

Kapiteni shqiptar i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, ka siguruar edhe një herë të gjithë skeptikët për motivimin e lojtarëve të kësaj skuadre në këto ndeshje të fundit të sezonit.

Ai ka garantuar se largimi i trajnerit Erik Gerets nuk do ta prishë harmoninë e grupit. Pas më shumë se 16 vjetësh vuajtje, klubi i famshëm i Marsejës tashmë duhet të përqendrohet në luftën për titullin kampion të Francës.

Ky është objektivi i vetëm i tyre për t’u realizuar në këto ndeshje të mbetura. “Dëshira për ta fituar titullin është më e fortë dhe më e madhe se kurrë, sepse kjo është diçka për t’u jetuar”, nënvizoi kapiteni shqiptar. Edhe pse emocioni te skuadra e Olimpikut është i madh, Loriku siguron se nuk do ta lënë t’u ikë nga duart ky shans.

“Kur shkëmbehem me policë, kur kaloj para restoranteve apo dyqaneve, i vetmi mesazh që marr nga njerëzit është që të fitojmë titullin”. Të gjithë e kanë harruar largimin e trajnerit dhe mendojnë për titullin dhe shkatërrimin e hegjemonisë Lion.

Top Channel