Barcelona, Gudjohnsen mendon largimin

08/05/2009 17:30

Ne fund te ketij sezoni, sulmuesi islandez i Barcelones Eidur Gudjohnsen do kerkoje nje tjeter destinacion per te vazhduar karrieren.

Lajmin e ben te ditur vete ish lojtari i Chelsea, i cili shprehet se nese situata nuk ndryshon, do kerkoje nje skuader tjeter ku te aktivizohet ne vazhdimesi. “Eshte bukur te jesh pjese e nje skuadre te madhe por nuk eshte shume bukur t’i shikosh ndeshjet nga pankina. Jam shume i lumtur per finalen e Champions League dhe ndihem mire me gjendjen fizike”, thekson lojtari ishullor.

Gudjohnsen eshte pjese e Barcelones qe prej vitit 2006 dhe me mberritjen e trajnerit Guardiola shpresonte te luante me shume por nuk ka rezultuar keshtu. “Mendova se do aktivizohesha me shume. Eshte shume e veshtire ta kaloj kete gjendje por do perpiqem te marr pjese ne sukseset e skuadres”, perfundon islandezi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA