Arabia Saudite zgjedh Miss-in ndryshe

08/05/2009 16:10

Vajza qe duhet te jete Miss ne Arabine Saudite ndryshon shume nga ato qe zgjidhen ne pjesen tjeter te botes. Ajo duhet te jete para se gjithash e bindur dhe te respektoje prinderit, sidomos nenen.

Pamja fizike, apo format nuk u interesojne shume njerezve ne Riad. Konkursi “Miss Arabia Saudite” qe do te zgjedhe mbretereshen e bukurise, por qe lidhet me moralin, nis te shtunen ne vendin ku femrat e kane te ndaluar te jene shofere dhe dalin te mbuluara.

Konkursi lidhet me aftesite e vajzave konkurente per te thithur moralin islam, ndersa bukuria nuk eshte domosdoshmeri. 200 konkurente per 10 jave do te zhvillojne kurse me tema; si te zbulimit te forces se brendshme, marrjen e iniciatives, etj dhe ne fund nje komision do te zgjedhe finalistet.

Faza finale e konkursit do te jete mbyllja brenda ne shtepi me nenat. Pas monitorimit te gjate te bashkejeteses brenda mureve te shtepive, juria do te jape verdiktin. Vajzat qe do t’u binden prinderve do te shkojne ne finale.

Top Channel