Adriano tek Flamengo: Me ka munguar kjo fanele

08/05/2009 15:50

Ish sulmuesi i Interit, Adriano eshte prezantuar zyrtarisht me fanelen e Flamengos ne Brazil pas lamtumires se hidhur me Serie A.

Ai eshte shprehur se deshiron te rikthehet ne nivelet me te larta dhe mendon se nje gje e tille eshte plotesisht e mundur pas periudhes se erret te kaluar ne Milano. “U ktheva ne Brazil per te rigjetur lumturine. Gjithmone kam dashur te bashkohem me Flamengon. Ketu kam miqte dhe familjen dhe kjo eshte nje gje fantastike. Nuk kam menduar asnjehere te heq dore nga futbolli”, shprehet Adri.

Ish “perandori” nuk harron te beje edhe nje koment per Interin, duke thene se ne Itali nuk eshte argetuar asnjehere. “Kur hyra ne qendren e Flamengos m’u duk sikur isha  ne moshen 7 vjecare”, shprehet futbollisti, i cili mund te debutoje ne 30 maj ne ndeshjen kunder Atletico-PR. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA