Skandali, prifti katolik ne plazh me te dashuren

07/05/2009 11:15

Nje prifti i njohur me nofken “At Oprah” ne Florida eshte shkarkuar nga disa funksione, pas publikimit ne nje reviste te disa fotove te tij ne nje plazh, ne krahet e te dashures.

Prifti kubano-amerikan u shfaq gjysme i zhveshur ne kopertinen e se perjavshmes “TV Notas”. Alberto Cutie u shkarkua nga detyra e priftit ne kishen katolike “St. Francis De Sales Church” ne Miami Beach, si dhe nga kreu i rrjetit radiofonik te dioqezes, qe perbehej nga Radio Paz dhe Radio Peace.

Cutie ishte shume i njohur, pasi kishte drejtuar edhe nje show ne Telemundo. Ne nje mesazh te postuar ne faqen e dioqezes se Miamit, prifti kerkoi falje per ate qe e cilesoi skandal.

“Me falni nese veprimet e mia kane shkaktuar dhimbje dhe trishtim. Ju siguroj se sherbimi dhe perkushtimi im ndaj Zotit nuk jane cenuar”, ka thene ai. Gruaja qe shoqeronte priftin ne foto, nuk eshte identifikuar ende.

Cutie ishte prifti i pare katolik qe drejtonte nje show te perditshem ne nje televizion te njohur laik. Ai ishte personazh i njohur ne TV dhe radio, si dhe shkruante shpesh artikuj ne shtyp.

Top Channel