Murdoch: Mediat online, pas nje viti me pagese

07/05/2009 19:45

Manjati me i madh i mediave ne mbare boten, Rupert Murdoch, i cili ka ne pronesi gazeta, radio e televizione ne mbare globin, jep nje sinjal per revolucionarizimin ne boten mediatike dhe menyren e funksionimit te saj.

Kur ai jep nje sinjal, te gjithe pergatiten per ate cfare paralajmeron dhe kete here Rupert ka folur paster dhe qarte, duke paralajmeruar nje ere te re ne boten e informacionit te shek XXI. Murdoch eshte shprehur se shume shpejt mund te aplikoje abonimet ndaj lexuesve qe deshirojne te kene akses ne mediat informative qe ai ka ne pronesi. Keshtu, prestigjozet “Times”, “Sun”, “Sunday Times” dhe “News of the World” pritet qe gjate muajve te ardhshem te fillojne t’i shesin online informacionet e tyre.

“Shtypi po diskuton prej kohesh nese duhet qe sherbimet online te jene falas apo me pagese. Nga eksperienca qe kemi me Wall Street Journal nuk ka dyshim se mendojme qe duhet te aplikohet sherbimi me pagese. Po shikojme mundesine qe kete projekt te fillojme ta aplikojme me gazetat tona ne Mbreterine e Bashkuar. Eshte nje levizje qe mund ta bejme brenda 12 muajsh”, shprehet bosi me origjine australiane.

Nese e thote Murdoch nje gje te tille, ka shume mundesi qe te njejten gje te bejne edhe mediat e tjera me peshe ne bote, pasi efekti domino do te jete i paevitueshem. Sipas eksperteve, kjo formule mund te rezultoje e suksesshme, duke pare suksesin e “Wall Street Journal” qe i drejtohet nje publiku te specializuar.

Nje praktike te tille e ka ndjekur prestigjozja “New York Times”, e cila aplikoi abonimin me pagese por me vone e hoqi edhe pse tashme po planifikon ta vendose serish. Kjo levizje mendohet t’i jape frymemarrje shtypit te shkruar qe cdo vit e me shume po peson renie drastike edhe pse Murdoch nuk e pranon nje gje te tille. “Ka sinjale pozitive ne biznesin tone mediatik, pasi situata ka filluar te permiresohet dhe gjendja eshte me e shendetshme”, shprehet Murdoch.

 

 

Top Channel