Gruaja e Edwards mbron te shoqin pas tradhetise

07/05/2009 11:20

Gruaja e ish-senatorit John Edwards mbron te shoqin…per tradhetine e tij. Elisabeth ka shkruar nje liber dhe eshte shfaqur ne talk show-n popullor te Oprah Winfrey.

Zonja e Talk Show, Winfrey shkoi dhe e intervistoi Elisabeth dhe bashkeshortin e saj John.

Zonja Edwards eshte e bindur se fajtorja e vetme ne kete mes eshte gruaja tjeter, me te cilen dyshohet se John ka edhe nje vajze.

“National Enquirer” zbuloi se politikani simpatik demokrat  kishte nje te dashur, e cila kishte lindur nje vajze ne vitin 2008, qe  dyshohet te jete femija e politikanit.

Elisabeth tregon se ai i kishte rrefyer gjithcka kishte ndodhur duke iu betuar se historia kishte marre fund ne 2006.

Zonja Edwards eshte e semure nga kanceri dhe ka tre femije, dy prej te cileve ne moshe fare te vogel, te lindur me ane te fekondimit artificial.Djali i saj i madh humbi jeten ne nje aksident.

Ajo ka shume motive per te qendruar me te shoqin, megjithate ne liber ka vend edhe per dyshime.

“A e doni ende burrin tuaj”, e pyet Oprah zonjen Edwards. “Eshte nje pyetje e komplikuar”, eshte pergjigjur ajo.

Nderkohe gazetarja e “New York Times”, Maureen Dowd, aspak entuziaste per librin e Elisabeth eshte pergjigjur se pyetja vertete eshte se cfare pret autorja pas shperndarjes se librit.

Dowd thekson se zonja Edwards eshte nje grua inteligjente dhe nuk mund te shkruaje kurre nje liber duke treguar se i beson genjeshtrave te te shoqit.

Top Channel