“Nanokuti” ADN-je per transportimin e ilaceve

07/05/2009 19:15

Molekulat e ADN-se mund te bashkohen mes tyre per te krijuar nje “nanokuti” e cila mund te ndihmoje per transportimin e ilaceve ne brendesi te organizmit.

Shkencetaret e Aarhus University ne Danimarke kane zbuluar nje metode per te bashkuar molekulat e ADN-se. Per te arritur ne kete rezultat jane dashur nje kompjuter dhe nje program i vecante qe ka identifikuar rreth 250 pjese te ADN-se, te cilat jane bashkuar ne menyren me te drejte, duke krijuar 6 faqet e nje kutie.

Me ndihmen e nje aparati, i cili ka bashkuar pjeset, shkencetaret kane arritur te sintetizojne miliarda nanokuti per disa ore. Ky zbulim eshte publikuar i plote ne revisten shkencore “Nature” dhe hedh nje hap te madh ne studimet per rolin e ADN-se tek njeriu.  

Top Channel