Gjermania ndalon mbiemrat e gjate per ciftet

06/05/2009 09:15

Ne Gjermani ciftet nuk mund te perdorin me shume se dy mbiemra. Gjykata me e larte ne kete vend ka mbeshtetur ligjin, qe e cileson ilegal mbajtjen e mbiemrave te shumefishte, te cilat duhet te kene nje kufi.

Nje cift kundershtoi ligjin e miratuar ne 1993, pasi u ndaluan te mbanin dy mbiemrat, per faktin se njeri prej tyre ishte i perbere nga dy fjale. Frieda Rosemarie Thalheim u martua me Hans-Peter Kunz-Hallstein ne 199, por te dy kerkuan te mbanin edhe mbiemrat qe kishin.

Gjykata vendosi qe mbiemrat e perbere nga tre ose me shume pjese e bejne te veshtire identifikimin e linjes familjare. Cifti eshte zhgenjyer pas nje vendimi te tille. “Ne jemi te martuar dhe duam ta tregojme kete”, jane shprehur ata.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta