Wolfram Alpha sfidon motorin e kerkimit Google

05/05/2009 21:15

Quhet Wolfram Alpha dhe ka premtuar qe do beje revolucionin e botes virtuale.

Motori me i ri i kerkimit sfidon gjigandin Google, por edhe Windows Live e Yahoo, duke premtuar se zoteron nje software te sofistikuar ne gjendje te perktheje edhe pyetjet me te veshtira.

Ky program eshte publikuar pak kohe me pare nga Universiteti i Harvardit dhe pritet te qarkulloje ne internet duke filluar qe nga fundi i muajit maj. Ky motor kerkimi eshte ndertuar nga britaniku Stephen Wolfram, qe cilesohet si gjeni i fizikes dhe rrjeteve.

Wolfram Alpha, pasi te kete deshifruar mesazhin do propozoje nje grafik te plote te te dhenave statistikore per te mbeshtetur shkencerisht vleren e pergjigjes.

Pervec prezantimit te te dhenave te kerkuara, ky motor do konfrontoje te dhenat e natyrave te ndryshme, duke propozuar dhe dhena shtese apo ngjarje historike, ose kuriozitete ditore. Sipas ideatorit, Wolfram Alpha eshte nje motor kerkimi i ndergjegjes qe vepron si nje tru njerezor. 

 

Top Channel