Ndertohet imazhi i njeriut te pare europian

05/05/2009 19:10

Shkencetari Richard Neave ka ndertuar imazhin e njeriut te pare qe ka mberritur nga Afrika ne Europe dhe qe mendohet se eshte qenia e pare moderne qe ka populluar kontinentin tone.

Sipas te dhenave, njeriu i pare ne Europe ka shkelur rreth 35 mije vjet me pare, ndersa Homo Sapiens ka ekzistuar ne Afrike qe prej 200 mije vjetesh. Sipas studiuesit britanik, dhembet e perparme jane shume me te gjere  krahasuar me Sapiensin e pare, ndersa lekura ka nuanca te erreta.

Ky model eshte krijuar per realizimin e dokumentarit “The Incredible Human Journey” qe do transmetohet ne televizionin publik britanik BBC. “Duke pare fytyren e tij dhe duke menduar se ai ka jetuar 35 mije vjet me pare, eshte nje emocion mjaft i madh”, shprehet Richard Neave, nje nga ekspertet me te mire ne bote. Neave ka ndertuar edhe fytyren e Filipit II te Maqedonise.

Top Channel