Doktori kinez shpeton librat nga koha dhe minjte

05/05/2009 09:45

Nje 60-vjecar kryen prej afro 35 vjetesh nje pune aspak te zakonte ne Librarine Kombetare ne Pekin.

I njohur si Doktori i Librave, qe prej vitit 1974 ai kujdeset te shpetoje vellime te medha me vlera historike nga demtimet qe pesojne prej kohes, por edhe brejtesve, sic jane minjte. Pacientet e Du Weisheng jane qindravjecare, qe nuk flasin dot dhe komunikimi mes tyre behet permes leximit te simptomave.

Mjeku shpeton vellimet dhe doreshkrimet e ngrene nga koha dhe minjte. Shume libra duan durim dhe perqendrim maksimal dhe ai perdor ngjites te vecante dhe leter te prodhuar nga orizi. Ka libra thuajse te shkaterruar nga permbytjet dhe te tjere me shume flete te ngjitura.

Gjate 35 viteve te punes doktori ka sheruar 5 mije libra te vjeter. Ai shprehet se nuk i kuron pacientet e tij, por thjesht u zgjat atyre jeten. Zgjidhja per te ardhmen eshte dixhitalimi i te gjitha materialeve, perpara se ato te humbasin pergjithmone.

Top Channel