Gripi i derrave, shtohen shtetet e prekura ne SHBA

04/05/2009 11:45

Gripi i derrave vazhdon te perhapet ne SHBA, ku numri i rasteve te konfirmuara ka arritur ne 226 ne 30 shtete.

Autoritetet shendetesore presin rritje te numrit te te prekurve, edhe pse shumica e te prekurve kane simptoma te lehta, si ato te gripit sezonal.

Megjithate, nje eksperte e Qendres amerikane per Kontrollin dhe Parandalimin e Semundjes, tha se virusi eshte perhapur. “Virusi po qarkullon ne SHBA. Kjo nuk do te thote se te gjithe jane te infektuar, por se virusi ka mberritur brenda komuniteteve”, tha mjekja Anne Schuchat.

Nderkaq, ne France jane raportuar edhe dy raste te tjera te te prekurve, duke e cuar ne kater numrin e tyre.

Top Channel