Gripi i derrave, OBSH: Mos ulni vigjilencen

04/05/2009 08:20

OBSH ka kerkuar qe asnje vend te mos ule vigjilencen per te perballuar perhapjen e gripit te derrave.

Organizata thote se nuk ka vend per vetekenaqesi, ndersa deri tani behet fjale per 900 raste te konfirmuara ne 18 vende dhe niveli i gatishmerise nuk duhet ulur. OBSH paralajmeroi se gripi mund te rishfaqet me vone gjate vitit. Viruset ulin dhe rrisin aktivitetin dhe eshte shume shpejt te thuhet nese H1N1 kishte arritur kulmin kur u shfaq ne Meksiko.

Te gjitha keto paralajmerime erdhen kur zyrtaret ne Meksike raportuan per ulje te rasteve te semundjes. Ne Meksike mendohet se 100 persona kane vdekur nga gripi i derrave, ndonese vetem 22 raste jane konfirmuar.

Autoritetet vendase sipas OBSH-se nuk duhet te ulin nivelin e alarmit. Sipas saj, ka shume mundesi qe virusi te kthehet kur moti te jete i ftohte. Edhe ekspertet amerikane te shendetesise kane njoftuar se se shpejti virusi mund te perhapet ne te gjithe vendin, ne nje kohe kur raste te prekjes jane konfirmuar ne me shume se gjysmen e shteteve.

Nderkaq, hartes se vendeve te prekura nga gripi i derrave i shtohet edhe nje tjeter, Salvadori. Ministria e Shendetesise ka njoftuar per dy raste te reja me virusin H1N1. “Kemi dy raste dhe po perforcojme masat”, deklaroi ministri i Shendetesise, Guillermo Maza.  

Top Channel