Gripi i Derrave, mblidhet Komiteti i Eksperteve

04/05/2009 10:15

Mblidhet ne perfaqesine e Organizates Boterore te Shendetesise ne Tirane, Komiteti i Eksperteve, i cili po shqyrton situaten e krijuar pas renies se gripit te derrave, qe deri tani ka shenuar 26 viktima ne te gjithe boten, nga 991 raste te identifikuara.

Ministrja e Shendetesise, Anila Godo, njoftoi se deri tani nuk ka asnje rast te dyshuar ne Shqiperi me simptomat e ketij gripi.

Qeveria miratoi ngritjen e nje komiteti nderministror qe do te veproje nese virusi A/H1N1 do te hyje ne vendin tone.

Nga ana tjeter Organizata Boterore e Shendetesise u ka bere apel te gjithe shteteve te botes qe te mos ulin nivelin e gatishmerise dhe te vazhdojne me masat per mbrojtjen nga gripi i derrave.

Top Channel