Vrasja, Prenci: Ende asnje piste hetimi

03/05/2009 01:15

Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, deklaroi se nuk ka asnje piste hetimi per vrasjen e deputetit socialist, Fatmir Xhindi, ne oret e vona te mbremjes te se shtunes.

Ne nje interviste per Top Channel, Prenci njoftoi se nuk ka asnje te shoqeruar ne komisariat, ndersa deshmitaret jo okulare, po japin detaje, ne perpjekje per te ndricuar rrethanat e krimit.

“Kjo eshte nje ngjarje shume e rende. Ekspertet me te mire ndodhen ketu dhe kane nisur veprimet hetimore”, u shpreh Prenci.

Kreu i policise, siguroi se kjo ngjarje nuk cenon aspak periudhen e parafushates elektorale, pasi situata mbahet nen kontroll.

Ne Roskovec ndodhet edhe prokurori i Krimeve te Renda, Olsian Cela. Nderkohe edhe ne kryeqytet shihet nje shtim i patrullave te policise, te cilat ushtrojne kontrolle, sidomos ne automjete me targa te huaja dhe ato te qyteteve jugore.

Top Channel